Ministri i Shëndetësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Venko " />

Një milion e 200 mijë qytetarë do të vaksinohen në Maqedoninë e Veriut

Një milion e 200 mijë qytetarë do të vaksinohen në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Shëndetësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, sot deklaroi se në këtë vend do të vaksinohen një milion e 200 mijë qytetarë, njofton Insajderi.

“Përmes tre mekanizmave me nga 800 mijë doza për 400 mijë qytetarë, që do të thotë një milion e 200 mijë qytetarë, që paraqet rreth 60 për qind të popullatës”, ka thënë ai.

“Këto janë parashikimet aktuale për arritjen e imunitetit kolektiv. 833 mijë doza përmes Covax mekanizmit, 800 mijë doza përmes kontratës direkte me Pfizer dhe 800 mijë doza tjera për çka tashmë kemi aplikuar dhe kemi marrë mbështetje nga Zyra e Bashkimit Evropian”u shpreh Filipçe.

Ai më tej shtoi se afati i fundit për aplikim ka qenë 18 janari, dhe pas kësaj date do të dihet kur do të vijnë vaksinat e para. /Insajderi.com