Hoti: Kujdes maksimal pasi varianti i ri i COVID-19 po përhapet shpejt

Hoti: Kujdes maksimal pasi varianti i ri i COVID-19 po përhapet shpejt

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë thirrje për kujdes maksimal përgjatë ditëve në vazhdim, njofton Insajderi.

Këtë apel Hoti e bëri me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, për shkak se thotë se varianti i ri i Coronavirusit po përhapet me shpejtësi.

“Rangimi i ri i komunave lidhur me masat anti Covid-19 tregon se po përmirësohet gjendja”, ka shkruar ai.

“Por, duhet të kemi kujdes maksimal pasi tani po qarkullon varianti i ri i virusit Covid-19, i cili po përhapet shumë më shpejt”, thuhet tutje në postimin e kryeministrit në detyrë. /Insajderi.com