Që nga 13 marsi i vitit të kaluar kur u konfirmuan dy rastet e para me COVID-19, gjithsej 53 mijë e 264 persona në Kosovë janë infektuar me këtë virus, njofton Insajderi.
Shkak i infektimit me SARS CoV2 kanë vdekur 1 mijë e 368 persona.
Nga të dhënat e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës raportohet për 6 mijë e 896 raste aktive.
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar pesë viktima dhe 321 raste pozitive.
Gjatë kësaj periudhe, IKSHPK njofton se janë shëruar 564 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 45 mijë raste./Insajderi.com