Si pasojë e vërshimeve nga reshjet e shiut, rruga që lidh fshatin Rud të Malishevës me fshatin Sferkë të Klinës është shkatërruar tërësisht, njofton Insajderi.
Siç njofton Komuna e Malishevës, rruga është dëmtuar rëndë dhe është tërësisht e pakalueshme.
“Rruga është këputur dhe asfalti është larguar në tërësi. Luten të gjithë ata që mendojnë të kalojnë nëpër atë rrugë, të mos udhëtojnë në atë pjesë, por të shfrytëzojnë rrugët tjera”, thuhet në njoftim.
Më herët gjatë të shtunës, Malisheva njoftoi se të gjitha rrugët janë të kalueshme, përveç urës në rrugën Mirushë-Gurbardh që ishte e mbuluar nga uji./Insajderi.com