Shpërthimi në Ferizaj: Aliu i uron shërim të shpejtë dy të lënduarve që u nisën për Austri

Shpërthimi në Ferizaj: Aliu i uron shërim të shpejtë dy të lënduarve që u nisën për Austri

Kryetari i Ferizajit, Agim Aliu, ka uruar shërbim të shpejtë dy personave të cilët u nisën për shërim në Austri pas shpërthimit të një bombole në Ferizaj.

Katër të lënduar janë në Turqi tash e disa ditë, ndërsa dy të tjerë u nisën të shtunën në Austri, njofton Insajderi.

“Faleminderit Turqisë dhe Austrisë që morën përsipër në tërësi shpenzimet e trajtimit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe gjithë akterëve të tjerë që në përgjigje të interesimit të vazhdueshëm të Komunës së Ferizajt, bënë të mundur kryerjen me sukses të këtij operacioni”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Më 5 janar shpërtheu një bombëlë gazi në të cilën u lënduan 42 persona, por gjashtë ishin në gjendje më të komplikuar. /Insajderi.com

 

Në këtë moment, edhe dy të lënduarit tjerë nga shpërthimi në Ferizaj, u nisën drejt Austrisë për shërim të specializuar…

Posted by Agim Aliu on Saturday, 9 January 2021