Komuna e Malishevës ka deklaruar se “prishja e rrugës”, në pjesën që lidhet Klina me Malishevën është projekt i Ministrisë së Infrastrukturës.
Në deklaratë thuhet po ashtu se kjo rrugë në Sferkë është në territor të Komunës së Klinës, njofton Insajderi.
“Rruga që lidhë fshatin Rud me fshatin Sferkë, është ndërtuar nga Ministria e Infrastrukturës, ndërsa pjesa e dëmtuar e rrugës, është në territorin e Klinës. Komuna e Malishevës, e ka dhënë njoftimin për qytetarë që të mos kalojnë në atë pjesë për shkak të rrezikshmërisë”, thuhet në njoftim.
Në rrjetet sociale ka pasur reagime të shumta për “cilësinë e ndërtimit të rrugëve”. /Insajderi.com
Sqarim: Rrugën Rud-Sferkë e ka ndërtuar Ministria e Infrastrukturës dhe pjesa e dëmtuar është në territorin e…
Posted by Komuna Malishevë on Saturday, 9 January 2021