Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, ka thënë se një autobus me kosovarë është sulmuar në Serbi, me ç’rast ka akuzuar shtetin serb për këtë akt.
Çitaku ka thënë se “ndoshta” shteti i Kosovës duhet të thërras një takim të Këshillit të Sigurimit pas këtij akti.
“Një autobus që transportonte kosovarët është sulmuar sot në Serbi. Ndoshta duhet të thërrasim takimin e Këshillit të Sigurisë. Hipokrizi. Standarde të dyfishta. A e ka dënuar dikush këtë sulm nga komuniteti ndërkombëtar?”, ka shkruar Çitaku në profilin e saj në Facebook.
Çitaku është edhe ambasadore e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. /Insajderi.com