Dy të vdekur dhe 253 raste të reja me COVID-19

Dy të vdekur dhe 253 raste të reja me COVID-19

Dy persona kanë ndërruar jetë brenda 24-orëve të fundit, si pasojë e infektimit me COVID-19, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku tutje njoftohet se edhe 253 raste të reja kanë rezultuar pozitive me Coronavirus nga gjithsej një mijë e 586 mostra të marra për testim.

Numri total i rasteve pozitive është 53 mijë e 776 raste dhe një mijë e 377 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 646 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 46.259 raste, kurse numri i rasteve aktive është gjashtë mijë e 140.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 93 raste, Podujevë 31 raste, Mitrovicë 23 raste, Vushtrri 16 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Viti 11 raste, Gjilan 10 raste, Ferizaj 8 raste, Lipjan 8 raste, Malishevë 7 raste, Obiliq 6 raste, Suharekë 6 raste, Skenderaj 5 raste, Kaçanik 3 raste, Istog 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Deçan, Drenas, Gjakovë, Kamenicë, Prizren dhe Shtërpcë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com