Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Edhe për këto pesë ditë të parashikimit, situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të vazhdojë në vend, njofton Insajderi.

Kështu bëhet e ditur nga Instituti Hifrometeorologjik i Kosovës, të cilët tutje thonë se në fushat barike do të ketë luhatje me tendencë të rritjes, derisa në fushat termike pritet rënie në të dy vlerat ekstreme.

Reshjet e shiut dhe të borës të cilat tani po bien, do të vazhdojnë edhe gjatë natës së dielës, por nga dita e hënë reshjet do të jenë me intensitet më të dobësuar.

Sasitë e reshjeve për momentin më intensive janë në Dukagjin kurse në juglindje dhe në lindje të vendit sasitë e reshjeve janë dy fish më pak.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. /Insajderi.com