Vërshimet që kanë përfshirë disa pjesë të Kosovës si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut e borës, kanë shkaktuar dëme të mëdha, njofton Insajderi.
Fusha Kosovë është në mesin e qyteteve që është përmbytur nga uji si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm që ka rënë gjatë këtyre ditëve.
Në videot e publikuara shihet se në lagjen “Dardania” të këtij qyteti, veturat janë mbuluar pothuajse tërësisht nga uji, i cili ka depërtuar edhe në shtëpi e banesa.
Ndërsa, ende nuk dihet vlera e dëmve të shkaktuara./Insajderi.com