Bllokohet hyrja për në Prishtinë si pasojë e përmbytjeve

Bllokohet hyrja për në Prishtinë si pasojë e përmbytjeve

Reshjet e shiut dhe të borës që po bien pa ndërprerë gjatë këtyre ditëve në Kosovë kanë shkaktuar përmbytje në disa pjesë të vendit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, njofton Insajderi.

Si shkak i këtyre vërshimeve është bllokuar edhe rruga në fshatin Korreticë e Epërme e Komunës së Drenasit, e cila rrugë të shpien në drejtim të Prishtinës.

Si pasojë e nivelit të ujit, kjo rrugë është bërë e pakalueshme.

Veturat të cilat janë nisur në drejtim të Prishtinës duhet të ndërrojnë rrugë për të hyrë në kryeqytet. Ndërsa, uji ka vërshuar edhe disa biznese në Komunën e Drenasit

Si rrugë alternative po përdoret rruga Magure-Lipjan./Insajderi.com