Malisheva në gjendje të rëndë nga vërshimet, kërkohet evakuimi i banorëve

Malisheva në gjendje të rëndë nga vërshimet, kërkohet evakuimi i banorëve

Malisheva është ndër komunat të cilat ndodhen në gjendje të rëndë si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nra shiu që po bie pa ndalë këto ditë në Kosovë, njofton Insajderi.

Shtabi emergjent në këtë komunë vlerëson se gjendja është tepër e rënduar dhe se janë shkaktuar dëme të mëdha.

Në një njoftim për media, ata bëjnë të ditur se ka kërkesa për avakuim dhe strehim të përkohshëm të banorëve.

“Disa rrugë dhe ura janë mbuluar nga uji, ndërsa ka dëme të konsiderueshme në sektorin e biznesit privat, pasi uji ka depërtuar në disa lokale afariste në qytetin e Malishevës dhe në vendbanime tjera, e po ashtu uji ka depërtuar edhe në disa shtëpi private.

Si rezultat i kësaj situate, ka kërkesa për evakuime dhe strehim të përkohshëm të familjeve”, thuhet në komunikatën e komunës.

Tutje, bëhet e ditur se ekipet emergjente e të sigurisë janë aty, ashtu si edhe janë mobilizuar vullnetarët./Insajderi.com