Hoti: Jemi në përfundim të listës për deputetë, në tubime po respektohen masat anti-COVID’19

Hoti: Jemi në përfundim të listës për deputetë, në tubime po respektohen masat anti-COVID’19

Lidhja Demokratike e Kosovës është në përfundim të listës me emrat që do t’i futen garës për deputet në Kuvend, listë kjo të cilën duhet ta dorëzojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, njofton Insajderi.

Kështu ka deklaruar nënkryetari i këtij subjekti politik, njëherit kryeministër në detyrë, Avdullah Hoti.

“Ne jemi duke e finalizuar listën për ta dorëzuar në KQZ. Në zgjedhje mendojmë të shkojmë të vetëm, por jemi në bisedime me Aleacën Kosova e Re, që të futen në listën tonë”, tha i pari i ekzekutivit.

Ndërsa, për tubimet partiake, ai tha se janë kujdesur maksimalisht për respektimin e masave kundër përhapjes së pandemisë COVID-19.

“Jemi kujdesur maksimalisht t’i përmbahemi masave gjatë takimeve që kemi pasur këto ditë. Ne respektojmë të gjithë masat e reciprocitetit dhe çdo masë që e drejton Serbia ka ne, ne do to ta kthejmë”, shtoi Hoti./Insajderi.com