Ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke realizuar operacionet e kërkim-shpëtimit, pas vërshimeve të ujit që kanë përfshirë disa pjesë të vendit, njofton Insajderi.
Këto ekipe po ndihmojnë banorët të cilët kanë mbetur të ngujuar nëpër shtëpitë e tyre, që të largohen nga aty.
Opercaionet janë duke u realizuar në disa lokacione, duke përfshirë: Fushë Kosovën, Gjakovën, Drenasin, objektin e Klinikës së Pomologjisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës – Prishtinë.
“Forca e Sigurisë së Kosovës në bazë të misionit të saj është gjithmonë e gatshme që të kryej operacionet e reagimit ndaj krizave në Kosovë dhe t’i ndihmoj autoritet civile në përgjigje ndaj katastrofave natyrore dhe emergjencave të tjera”, thuhet tutje në njoftimin për medie./Insajderi.com