Kështu mund të aplikojnë për regjistrim votuesit nga diaspora

Kështu mund të aplikojnë për regjistrim votuesit nga diaspora

Ndonëse ende e paraqartë për shumëkë, mënyra e aplikimit për regjistrim të votuesve nga jashtë Kosovës tashmë dihet.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë sot vendim lidhur me verifikimin e aplikacioneve për regjistrimin e tyre.

Në dokumentin e siguruar nga Gazeta Online Insajderi, bëhet e ditur se individë të caktuar mund të aplikojnë për veten dhe për rrethin e ngushtë familjar të cilët kanë një mbiemër, vetëm prej një email adrese.

Hapi i dytë që duhet bërë aplikuesit në formularët për regjistrim është shënimi i numrit të telefonit të tij personal dhe jo të ndonjë familjari.

Më pas KQZ do të verifikojë procesin e aplikimit për rëgjistrim, duke i kontaktuar apliuesit me anë të telefonit, mirëpo nëse aplikuesi nuk lajëmrohet, atëherë aplikacioni i tij do të refuzohet. /Insajderi.com