Aksident në Bardhosh të Prishtinës, dy persona dërgohen në QKUK

Aksident në Bardhosh të Prishtinës, dy persona dërgohen në QKUK

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku që është shkaktuar të hënën rreth orës 13:00 në fshatin Bardhosh të Prishtinës, njofton Insajderi.

Të lënduarit janë dërguar për në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, për të marrë trajtim mjekësor.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Në aksident janë përfshirë dy vetura si dhe dy persona kanë marrë lëndime trupore dhe të njëjtit janë transferuar në QKUK për trajtim mjekësor.

Njësia rajonale e trafikut rrugor për hetimin e aksidenteve të komunikacionit rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë Ahmeti./Insajderi.com