LDK gjobitet me dy mijë euro për mosrespektim të masave anti-COVID’19

LDK gjobitet me dy mijë euro për mosrespektim të masave anti-COVID’19

Lidhja Demokratike e Kosovës është gjobitur me dy mijë euro nga Inspektorati i Punës në Prishtinë, për shkak të mosrespektimit të masave kundër Coronavirusi gjatë një tubimi në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, njofton Insajderi.

Lajmin e bërë të ditur drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, teksa ka shkruar se “Askush nuk është mbi ligjin!”.

“Zbatimi masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit, është i domosdoshëm. Shkeljet sanksionohen në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës – neni 25, paragrafi 1.

Iu bëjmë thirrjeve subjekteve politike që të respektojnë ligjet dhe vendimet që vet i kanë votuar. Në të kundërtën, gjobat iu shkojnë në zyrat qendrore të partive, për secilin tubim në Prishtinë”, shkroi Tahiri në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com

Askush mbi ligjin!

Zbatimi masave për parandalimin e shpërndarjes së virusit, është i domosdoshëm. Shkeljet…

Posted by Adonis Tahiri on Monday, January 11, 2021