Krye-diplomatja: Serbia po vepron kundër marrëveshjes së Uashingtonit

Krye-diplomatja: Serbia po vepron kundër marrëveshjes së Uashingtonit

“Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen e Uashingtonit referuar kërkesave zyrtare dhe jo zyrtare për të mos njohur Pavarësinë e Kosovës. Është Ministria e Punëve të Jashtme duke bërë të kundërtën e asaj që Vuçiqi ka nënshkruar në Uashington”.

Ka qenë reagimi i ish-ministres së Punëve të Jashtme në detyrë, Meliza Haradinaj-Stublla, pas vizitës së ministrit të jashtëm të Serbisë, Nikola Selakoviq në Katar.

Krye-diplomati serb, ka deklaruar në Katar se e vetmja mos-marrëveshje në mes Serbisë e Katarit është “çështja e Kosovës”, njofton Insajderi.

Kjo fushatë e Serbisë kundrejt Kosovës në arenën ndërkombëtare ishte e kritikuar vazhdimisht nga institucionet e vendit tonë.

Më 4 shtator në Uashington është nënshkruar marrëveshja në mes Kosovës e Serbisë, ku një nga pikat ishte edhe pezullimi i fushatës së Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës.

Madje, për shkak të pengimit të Kosovës që të anëtarësohet në Interpol, Prishtina kishte vendosur sanksione ekonomike ndaj Serbisë të cilët zgjatën më shumë se një vit. /Insajderi.com