Ish-deputetja e NISMA-s Shukrije Bytyqi aderon në AAK

Ish-deputetja e NISMA-s Shukrije Bytyqi aderon në AAK

Ish-deputetja e NISMA-s Socialdemokrate gjatë legjislaturës 2014-2017, Shukrije Bytyqi, ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Nga sot familjes sonë të përbashkët politike, iu bashkua edhe ish-deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Shukrije Bytyqi. Ajo ka përfunduar Master në Shkencat Natyrore dhe do të jetë pjesë e listës së AAK-së për zgjedhjet e parakohshme, me propozim të degës së Aleancës në Malishevë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndërsa, Bytyqi, ka deklaruar të hënën se aktivitetin politik në NISMA e ka pushuar kohë më parë.

“Unë qe një kohë, pas zgjedhjeve të fundit e kam pushuar aktivitetin politik në heshtje nga të gjitha strukturat e Nismës Socialdemokrate”.

“Falënderoj Kryetarin Ramush Haradinaj dhe të gjithë bashkëpunëtoret për ofrimin e mbështetjes së tyre në rrugëtimin tonë politike”, tha ajo.  /Insajderi.com

Nga sot familjes sonë të përbashkët politike, iu bashkua edhe ish-deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj….

Posted by Ramush Haradinaj on Monday, 11 January 2021