Maqedoni e Veriut: A po i vjen fundi luksit të funksionarëve?

Maqedoni e Veriut: A po i vjen fundi luksit të funksionarëve?

Viti 2021 do të jetë viti kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës në Maqedoninë e Veriut, ka thënë zëvendës kryeministri i angazhuar për luftë kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski, gjatë prezantimit të programit qeveritare “Aksioni 21”, plan për sjelljen e vlerave evropiane në vendin fqinj.

Në kuadër të këtij projekti, Nikollovski paralajmëroi edhe fundin e luksit të funksionarëve qeveritarë në aspekt të përdorimit të kartelave pagesore, automjeteve dhe patundshmërisë që është në pronësi të shtetit.

Të gjitha këto tha zëvendës kryeministri për luftë kundër korrupsionit, do të kufizohen dhe kontrollohen me qëllim që tu jepet fund keqpërdorimeve dhe shpenzimeve pa mbështetje të USAID, në gjysmën e parë të këtij viti do të realizohet edhe test për vlerësimin e integritetit të funksionarëve qeveritar, këshilltarëve të tyre dhe bashkëpunëtorëve të jashtëm.

Nikollovski paralajmëroi edhe ekipin dhe digjitalizimit të prokurorive të vendit, pasi nga 23 prokurori publike vetëm katër kanë qendra hetimore. Ky investim pritet që të kontribojë edhe më shumë në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit, përmes zgjidhjes së shpejtë të rasteve. /Insajderi.com