Limaj kërko që të kompensohen ata që janë dëmtuar nga vërshimet

Limaj kërko që të kompensohen ata që janë dëmtuar nga vërshimet

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga Vesel Krasniqi, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Arbëresha Krasniqi, dhe bashkëpunëtor të tjerë, sot e kanë vizituar Komunën e Malishevës, ku janë pritur nga nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha dhe kabineti i qeverisë komunale, njofton Insajderi.

Qëllimi i vizitës ishte njoftimi nga afër me dëmet e shkaktuara gjatë vërshimeve të ditëve të fundit në Malishevë, ku ndwr tw tjera Limaj ka kwrkuar qw tw gjithw ata qw u dwmtuan nga vwrshimet tw kompensohen.

“Ajo që është kryesore, nuk ka pasur dëme në njerëz dhe kjo është më rëndësishmja. Ju përgëzoj për punën dhe angazhim tuaj gjatë këtyre ditëve të përballjes me vërshime, por ajo që tash është me rëndësi, duhet të bëhet vlerësimi i dëmeve dhe më pas kompensimi i të dëmtuarave në të gjitha fushat, si në ekonomitë familjare, bujqësi, biznese dhe të dëmtuarit tjerë”.

Më pas nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i ka njoftuar me situatën e përgjithshme nga vërshimet e ditëve të fundit, me hapat që ka marrë komuna gjatë këtyre ditëve dhe me përpjekjet e komunës, për të intervenuar aty ku ka pasur nevojë, brenda mundësive dhe kapaciteteve që ka komuna.

Edhe ministri, Vesel Krasniqi, ka kërkuar që “të bëhet një vlerësim i drejtë dhe të kërkohet nga organet shtetërore që të kompensohen të dëmtuarit”./Insajderi.com