Kandidati shqiptar për kryeministër, nominohet për Avokat të Popullit

Kandidati shqiptar për kryeministër, nominohet për Avokat të Popullit

Ish kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim për kryeministër në Maqedoninë e veriut Naser Ziberi, është nominuar sot me propozim të së njëjtës parti për Avokat Populli.

Ai ishte në mesin e katër kandidatëve të paraqitur në konkursin e shpallur nga Kuvendi, ndërsa në seancën e komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, deputetja e BDI-së, Teuta Bilalli Zendeli, propozoi që ai të konfirmohet si kandidat për Avoktin e popullit dhe të përcillet për votim në seancë plenare.

Ndaj nominimit të tij kanë reaguar grupi parlamentar i koalicionit Aleanca për Shqiptarët – Alternativa. Deputeti Surija Rashidi nga Aleanca në seancën e komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, kërkoi të ndërpritet procedura për zgjedhje të avokatit të popullit dhe të bisedohet për kandidat tjetër, i cili do të ishte i propozuar nga partitë shqiptare në opozitë.

Ai tha se Ziberit i ishte premtuar ky funksion që para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare kur mori rolin e kandidatit të BDI-së për kryeministër. /Insajderi.com