Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për zgjedhjet e reja dhe mundësive që ai të bëhet president i Kosovës, duke thënë se tash ka hapësira dhe mundësi të reja, njofton Insajderi.
Ai në emisionin Rubikon, ka shpjeguar së situata para zgjedhjeve ka qenë ndryshe dhe mundësitë kanë qenë më të vogla për të arritur te posti i presidenti.
Haradianj këtë agrumet se para se të shkonte vendi në zgjedhje ka qenë më i vështirë kombinimi për t’u bërë president, e mbështet te fakti që, Qeveria Hoti e ka pasur vetëm sfidën e presidentit, dhe kjo i ka rritur më shumë apetitet mes partnerëve të koalicionit.
“Tash është ndryshe, partnerët e koalicionit pas zgjedhjeve kanë më shumë poste për të ndarë, dhe kjo e bën më të lehtë marrëveshjen. Partnerët kanë për t’i ndarë tri poste me rëndësi, kryeministrin, kryeparlamentarin dhe presidentin”, ka thënë mes tjerash Haradinaj.
“Si pasojë e kësaj, mund të merremi vesh pas zgjedhjeve më lehtë që unë të bëhem president”, ka thënë ai.
Haradinaj ka folur edhe për listën e AAK-së për deputetë, ku ka thënë se ai do t’i prij; listës, por nuk e ka synim të udhëheq qeverinë.
“E kam drejtuar dy herë qeverinë e këtij vendi, dhe kam përvojë, por partia ime dhe unë kemi arritur në përfundim se është më mirë që unë të marrë nën udhëheqje presidencën e Kosovës”./Insajderi.com