Ortopedi Ukaj aderon në PDK

Ortopedi Ukaj aderon në PDK

Ortopedi Skënder Ukaj i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës, njofton Insajderi

Këtë e ka bërë të ditur kandidati për kryeministër i kësaj partie, Enver Hoxhaj, i cili është shprehur se Ukaj do kontribuojë në prezantimin e programit për rimëkëmbjen e shëndetësisë.

Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “PDK-së sot i është bashkuar një ndër ortopedët më të njohur kosovar, Dr. Skënder Ukaj. Me një karrierë të shkëlqyeshme si profesionist shëndetësor, Dr. Skënderi ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në promovimin e Kosovës gjithandej nëpër botë.

Tutje ai ka thënë se Ukaj është ligjërues i rregullt në shumë universitete botërore. Përvoja dhe suksesi i tij si ortoped të dalluar, ka bërë që ai të jetë anëtar i Asociacionit të Ortopedëve të Francës dhe anëtar i Asociacionit Evropian të Artroplastikës”, thuhet në njoftimin e Hoxhajt.

“Prandaj, PDK, si forca më serioze politike në vend, i ka gjithmonë dyert e hapura për profesionistë dhe intelektualë të dëshmuar si Dr. Skënderi. Mirë se na vjen, Doktor”, ka shkruar tutje./Insajderi.com