Situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme, njofton Insajderi.
Kështu bëhet e ditur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, nga ku tutje thuhet se në fushat barike do të ketë luhatje me tendencë të rritjes, derisa në fushat termike pritet rënie në të dy vlerat ekstreme.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s. /Insajderi.com