Partitë politike kanë afatin e fundit sot për të deklaruar koalicionet parazgjedhore në Komisionin Qendror Zgjedhor, njofton Insajderi.
Kjo u bë e ditur gjatë mbledhjes së djeshme të mbajtur nga KQZ.
Kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka, tha se më 12 janar deri në ora 18:00 të gjitha subjektet politike kanë afatin e fundit për të deklaruar koalicionet parazgjedhore.
Deri tani asnjë parti nuk ka deklaruar koalicion parazgjedhor. /Insajderi.com