Moti për dy ditët e ardhshme

Moti për dy ditët e ardhshme

Gjatë dy ditëve të ardhshme në Kosovë parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje të borës.

Reshjet më intensitet mesatar priten të bien në vise të larta kodrinore-malore, njofton Insajderi.

Kjo situatë meteorologjike me këtë mot të ftohtë do të vazhdoj të paktën për tetë ditë të ardhshme dhe vije si pasojë e prezencës së masave ajrore të fuqishme me origjinë nga veriu i kontinentit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-9m/s /Insajderi.com