Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, nuk do të kandidojë për deputet në këto zgjedhje.
“Me dëshirën dhe vullnetin tim të plotë kam vendosur që të mos jem pjesë e listës zgjedhore në këto zgjedhje, duke liruar hapësirë për kandidatë tjerë nga Dega ime e pamposhtur, që të jenë kandidatë, pse jo edhe Deputet të ardhshëm”, ka shkruar ai në Facebook.
Beqiri ka garuar tetë herë me logon e LDK-së, gjashtë herë në zgjedhje nacionale e dy herë në zgjedhje lokale.
Ai ishte edhe kryetar i Komunës së Prishtinës paslufte. /Insajderi.com
Të dashur qytetarë,
Anëtar dhe veprimtarë të LDK-së,
Me 14 shkurt do ti kemi zgjedhjet nacionale.
Besimi që qytetarët e…Posted by Ismet Beqiri on Tuesday, 12 January 2021