Dorëhiqet anëtari PDK-së pasi dështoi koalicioni me NISMA-n

Dorëhiqet anëtari PDK-së pasi dështoi koalicioni me NISMA-n

Koalicioni PDK-NISMA nuk është arritur dhe pas kësaj anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Muja, ka dhënë dorëheqje.

Ai është shprehur i zhgënjyer për vendimin e kryesisë së PDK-së që NISMA mos të jetë pjesë e koalicionit.

“I zhgënjyer thellë me vendimin e kryesisë qendrore të PDK, për mos shkuarjen në koalicion me Nismën Socialdemokrate dhe për mos krijimin e një force të përbashkët e cila do i mbronte vlerat sublime të këtij vendi siç është lufta e UÇK”, ka shkruar Muja në Facebook.

Ndërsa, Fatmir Limaj në Pressing ka thënë të martën se një koalicion i tillë “do të merrte 220 mijë vota”.

“Është mbyllur mundësia për koalicion parazgjedhor”, tha ai. /Insajderi.com