Aksioni i PSD-së, policia thotë se tre policë janë lënduar

Aksioni i PSD-së, policia thotë se tre policë janë lënduar

Policia e Kosovës bën me dije se tre zyrtarë të këtij institucioni kanë marrë lëndime gjatë intervenimit në aksionin e Partisë Socialdemokrate të martën, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, zyrtarët policorë që u lënduan kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërkohë, në këtë aksion të PSD-së policia njofton se ka arrestuar një person dhe 15 të tjerë i ka shoqëruar në stacionin policor, pasi nuk iu kanë bindur urdhrave të zyrtarëve të policisë.

“Disa persona janë grumbulluar para stacionit policor dhe kanë filluar të shkruajnë grafitë dhe kanë vendosur pankartë. Organizatorët dhe simpatizantët nuk iu kanë bindur urdhrave të zyrtarëve policor, një person është arrestuar dhe 15 të tjerë janë shoqëruar në stacionin policor.

Gjatë arrestimit dhe shoqërimit, janë lënduar tre zyrtarë policor, ku kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit personat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së./Insajderi.com