Kompania Rajonale e Ujësjllësit “Mitrovica” bën të ditur se gjendja e furnizimit me ujë të pijes në këtë rajon është normalizuar, pas problemeve që pati ditëve të fundit me vërshime, njofton Insajderi.
Në njoftimin e ujësjellësit bëhet e ditur se cilësia e ujit është e nivelit të lartë dhe i plotëson të gjithë parametrat për ujë të pijes.
“Gjendja e furnizimit me ujë të pijes është normalizuar tërësisht në regjionin e Mitrovicës. Të dy fabrikat për trajtimin e ujit: Shipoli dhe Balinci janë duke punuar me kapacitete të plota dhe cilësua e ujit të pijes është e nivelit të lartë dhe i plotëson gjitha parametrat për ujë të pijes.
Përjashtim bëjnë rastet ku ka defekte apo pëlcitje të gypave dhe jemi duke punuar në sanimin e tyre. Këto raste janë selektive dhe gjatë ditës pritet të sanohen”, thuhet në njoftim./Insajderi.com