PDK-ja e quan populizëm reagimin e Kurtit për vërshimet në Kosovë

PDK-ja e quan populizëm reagimin e Kurtit për vërshimet në Kosovë

Partia Demokratike e Kosovës e ka vlerësuar populizëm reagimin e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për vërshimet në Kosovë, njofton Insajderi.

Kurti të mërkurën në mesditë deklaroi se shiu në Kosovë nxori në pah dështimet e keqqeverisjes 20-vjeçare, duke thënë se do të insistojë që të nisin hetimet për ndërtuesit e rrugëve, pronarët e gurthyesve, inspektorët e mbikëqyrësit, por edhe për politikanët që kanë vendosur për tenderë e konkurse, pas vërshimeve që kapluan vendin qe disa ditë.

Si kundër reagim, PDK-ja, përmes zëdhënësit Avni Bytyqi, ka thënë se Kurti po merret me populizëm.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se duhet të njoftohet Kurti se vërshimet janë duke ndodhur që para tri ditëve edhe për vetë faktin se po reagon me vonesë e po e përdorë Nënën Ferdonije në kohë fushate, tregon se Albini në mungesë të platformës politike është duke u marrë prapë me populizma”

Tutje Bytyqi ka thënë se detyrë për mobilizim të institucioneve e ka U.D së presidentes Vjosa Osmani, të cilin vetë Kurti e ka vënë në atë pozitë.

“Edhe mos të harroj, U.D. e Presidentes që z. Kurti e ka vendosur në atë pozitë, ajo ka autoritet kushtetues për t’i mobilizuar institucionet, por ajo ka vendosur që të udhëtojë në Bruksel fare pa nevojë. Ndërsa, z. Kurti pas disa ditëve iu paska kujtuar që t’i thotë disa fjalë për vlerësim të situatës, por, këto nuk janë zgjidhje për problemin”./Insajderi.com