Samedin Mehmeti emërohet drejtor i Policisë së Kosovës

Samedin Mehmeti emërohet drejtor i Policisë së Kosovës

Samedin Mehmeti është zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, njofton Insajderi.

Zgjedhja e tij është bërë përmes një votimi elektronik në mbledhjen e sotme të Qeverisë në detyrë. Lajmin për zgjedhjen e tij e ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi zëdhënësja e Qeverisë, Antigona Baxhaku.

Në prononcimin e saj  thuhet se  me shumicë votash është zgjedhur drejtori i ri i Policisë së Kosovës, tash sa përfundoj votimi”, ka thënë Baxhaku, duke shtuar se së shpejti do të lëshojnë një njoftim.

Ky vendim vjen pas rreth tre muajve që ushtroi detyrën si Drejtor i Përgjithshëm.

Pas shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj nga ana e Kryeministrit Avdullah Hoti, si ushtrues detyre në këtë pozitë ishte caktuar zëvendës drejtori Samedin Mehmeti.

“Përveç përvojës në polici, Samedin Mehmeti gjithashtu ka përvojë edhe në fushën e sigurisë ndërkombëtare. Për disa vite me radhë  Mehmeti ka punuar në Departamentin e Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara si dhe në Misionin e OKB-së në Afganistan. Pas kthimit nga Misioni në Afganistan, Samedin Mehmeti ka punuar në pozitën e Kryesuesit të Komisionit të Brendshëm Disiplinor dhe në pozitën e Drejtorit të Divizionit të Komunikacionit Rrugor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës”, thuhet në biografinë e tij./Insajderi.com