Avokati i Popullit, Naim Qelaj është deklaruar në lidhje me procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për Kuvendin e Kosovës dhe në lidhje me procesin e verifikimit të aplikacioneve që vijnë jashtë vendit, për të cilat pati reagime të shumta, njofton Insajderi.
Ai ka thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të evitojë çfarëdo veprimi i cili do të mund të kufizonte esencën e së drejtës për të zgjedhë të votuesve jashtë Kosovës, të garantuar me kornizën ligjore të vendit.
Qelaj përmes një deklarate tha se “Përderisa ligji garanton të drejtën për të zgjedhë jashtë vendit, është detyrim i shtetit që procesi zgjedhor të organizohet në mënyrë të mirëfilltë në praktikë ashtu që të mundësohet që zhvillimi i këtij procesi të jetë i drejtë dhe demokratik, duke mundësuar përfshirje sa më të madhe të qytetarëve me të drejtë vote”./Insajderi.com