Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka informuar se në njëzetekatër orët e fundit janë bërë 2543 testime, ndërsa janë regjistruar 477 raste të reja me COVID–19.
Instituti për Shëndet Publik i vendit fqinj njofton se 331 pacientë janë shëruar.Në 24 orët e fundit nga Coronavirusi jetën e kanë humbur 10 persona.
Në faza të caktuara të pandemisë, Maqedonia e Veriut është përballur me numër të madh vdekjesh e infeksionesh. /Insajderi.com