Koordinatori i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Gecaj, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje e ka instrumentalizuar pjesën emocionale të diasporës shqiptare.
Ai shtoi se praktikisht ky subjekt politik veproi “kundër mërgatës”, pasi kur ishte në Qeveri e mbylli Miistrinë e Diasporës.
“Lëvizja Vetëvendosje e ka instrumentalizuar pjesën emocionale të diasporës, duke i shfrytëzuar si votues. LVV ka punuar kundër diasporës. Nga ana praktike e ka mbyllur Ministrinë e Diasporës”, tha Gashi në Klan Kosova.
Për çështjen e votimit të diasporës ka pasur shumë kritika për Komisonin Qëndror të Zgjedhjeve ditëve të fundit, pasi ishte vendosur se nëse nuk verifikohet aplikimi për votim përmes telefonit, e drejta e votimit do të anulohet. /Insajderi.com