Durim Limaj, djali i kryetarit të Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limajt, ka ironizuar me funksionarin e Partisë Demokratike e Kosovës, Uran Ismailin.
“Ndërkohë, në Kosovë vlerat e luftës i mbron Urani. Më kujtohet si sot, lufta heroike e tij ne Counter Strike”, ka shkruar ai në Facebook.
Ky reagim i Limajt vjen pas dështimit të arritjes së marrëveshjes për koalicion në mes PDK-së e NISMA-s.
Të martën, Fatmir Limaj, gjatë një interviste televizive, deklaroi se “do të shkojnë të vetëm në zgjedhje”. /Insajderi.com