Hoti për dialogun: Po thuhen të pavërteta lidhur me qasjen time dhe të qeverisë

Hoti për dialogun: Po thuhen të pavërteta lidhur me qasjen time dhe të qeverisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë një sqarim rreth qasjes së tij dhe të qeverisë ndaj dialogut me Serbinë, pasi që sipas tij, po thuhen gjëra të pavërteta, njofton Insajderi.

Sipas tij, në këtë dialog kanë hyrë me  parime të qarta, të cilat thotë se janë mbështetur edhe nga partnerët e vendit.

Tutje, Hoti është shprehur se nuk do të ketë lëvizje nga këto parime.

“Udhërrëfyes ka qenë dhe mbetet Kushtetuta e Kosovës. Integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm. Organizimi kushtetues i Kosovës nuk preket.

Nuk ka Asociacion me kompetenca ekzekutive. Marrëveshja finale duhet të përfshijë njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve”, ka shkruar ai në Facebook./Insajderi.com