Gjakovë: E detyrojnë të marrë substanca narkotike, 20 vjeçarja përfundon në spital

Gjakovë: E detyrojnë të marrë substanca narkotike, 20 vjeçarja përfundon në spital

Një 20 vjeçare ka përfunduar në Spitalin e Gjakovs të mërkurën, pasi kishte pasur gjakderdhje nga përdorimi i substancave narkotike.

Viktima dyshohet se është detyruar që të përdorë substanca nga një person, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

Këtë për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

“Një femër e moshës rreth 20 vjeçare dyshohet se është detyruar të përdorë substanca të dyshuara narkotike nga një person që tani ndodhet në arrati, ndërkaq pas kësaj ka pasur gjakderdhje nga hunda. Si pasojë e gjakderdhjes, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjakovës”, njoftoi Xhurkaj.

Ai bëri të ditur se lidhur me këtë rast janë intervistuar dy persona, një i moshës 30-vjeçare dhe një tjetër i moshës 32-vjeçare./Insajderi.com