Katër të mitur vjedhin në një market me armë lodër

Katër të mitur vjedhin në një market me armë lodër

Policia e Kosovës njofton për një vjedhje grabitqare e cila ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:30 në Fushë Kosovë, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur në njoftim, katër të dyshuar meshkuj kosovar (të mitur), pasi kanë marrë disa gjëra ushqimore me vlerë rreth 25 euro, njeri prej tyre ka drejtuar armën (pistoletë lodër) punëtorit të sigurimit, e me pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Njësia policore ka arritur t’i gjejë dhe t’i shoqërojë në stacionin policor të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./Insajderi.com