Komuna e Prishtinë vendos për lokacionin e shtatores së Anton Çettës

Komuna e Prishtinë vendos për lokacionin e shtatores së Anton Çettës

Komuna e Prishtinës ka vendosur që shtatorja e Anton Çettës të vendoset pranë fakultetit të Filologjisë në Prishtinë, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Agim Kuleta, i cili njoftoi se vendimi është marrë në nëntor të vitit të kaluar.

“Çështja e lokacionit për vendosjen e shtatores së Anton Çettës është e zgjidhur me vendimin e KK të Prishtinës (12.11.2020). Në një vend shumë dinjitoz, i përcaktuar në bashkëpunim edhe me familjen e tij”, ka shkruar Kuleta në Facebook.

Veprimtari Anton Çetta njihet si pajtues i gjaqeve, intelektual, mbledhës shquar i folklorit dhe shkrimtar i njohur./Insajderi.com

No photo description available.