Avdyli: Më 14 shkurt fillon çlirimi nga keqqeverisja

Avdyli: Më 14 shkurt fillon çlirimi nga keqqeverisja

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, i rreshtuar në iniciativën e Vjosa Osmanit, e ka përkrahur nënshkrimin e marrëveshjes së kësaj të fundit me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, që në zgjedhjet e 14 shkurtit të garojnë me një listë të përbashkët zgjedhore, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, Avdyli është shprehur se më 14 shkurt, ditën e mbajtjes së zgjedhjeve, në Kosovë fillon çlirimi nga keqqeverisja.

“14 SHKURT – Referendum për fillimin e etapës së re të shtetndërtimit. Fillon çlirimi nga Keqqeverisja. Kosova ka shpresë”, ka shkruar ai në Facebook.

Albin Kurti e Vjosa Osmani kanë njoftuar të enjten përmes një konference për medie, për marrëveshjen e arritur për zgjedhjet e 14 shkurtit. Me këtë rast, Kurti tha se vendi ka nevojë sikurse për një kryeministër të ri edhe për një presidente të re, e cila tashmë veçse është në detyrë./Insajderi.com