Bekim Jashari: S’çuditem që VV ndryshoi qëndrim për kandidimin e Murat Jasharit për president

Bekim Jashari: S’çuditem që VV ndryshoi qëndrim për kandidimin e Murat Jasharit për president

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, thotë se nuk është befasuar nga ndërrimi i preferencave të partisë që drejton Albin Kurti, njofton Insajderi.

Ai thotë se populli duhet të jetë i kujdesshëm në zgjedhjen e tyre për të votuar.

Jashari theksoi po ashtu se nuk habitet nëse tash më nuk përmendet emri i Murat Jasharit, “duke i parë zhvillimet politike qysh kanë ndodhur ndër vite nuk është dashur as të habitemi që pas zgjedhjeve mundë të ndryshojnë qëndrimet të subjekteve politike, në këtë rast edhe të VV’së, do të presim pasi të përfundojnë zgjedhjet si do të zhvillohen ngjarjet”, theksoi Jashari për Periskopin.

“Unë nuk e kam ndëgjuar , dëgjova që kanë bërë marrëveshje, por sido që të jetë të gjithëve ju uroj sukses, edhe uroj që populli ynë t’i hapi sytë e veshtë mirë, të dinë kënd po votojnë se pastaj po ankohemi për zhvillimin e vendit tonë, dhe le të dinë kënd po e votojnë të mos pendohen”, ka shtuar ai.

Ai tutje ka kërkuar nga të gjithë partitë politike që të mos përmendin emra për politika ditore.

“Sa i përket presidencës unë kam deklaruar edhe më herët, spektri politike duhet të jetë i kujdesshëm në përmendjen e emrave të anëtarëve dhe familjeve të dëshmorëve dhe kam thënë që anëtarët e familjes Jashari ne që jemi të gjallë jemi të gatshëm që të marrim përgjegjësi në situata të caktuara, por në këtë rast kam thënë hapur që i gjithë spektri politik të kenë konsensuse, e pastaj të përmendin emra, të mos bëjnë politika ditore të anëtareve të familjeve Jashari, qoftë edhe për familje të tjerëve të dëshmorëve tjerë”, ka thënë ai. /Insajderi.com