Hoti nënshkruan vendimin për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë

Hoti nënshkruan vendimin për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka nënshkruar sot vendimin për emërimin e Samedin Mehmetit, Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, njofton Insajderi.

Këtë vendim Hoti e mori në bazë të rekomandimeve të Qeverisë dhe duke u bazuar në Raportin e Komisionit për Emërime të Larta në Polici.

“Mehmeti ka marrë vlerësimet më të larta dhe më së shumti pikë nga anëtarët e Komisionit për Emërime të Larta në Polici, puna e të cilit është monitoruar nga Ambasada Britanike në Prishtinë.”, thuhet në njoftim.

Samedin Mehmeti është pasues i Rashit Qalajt, i cili ishte shkarkuar nga kjo pozitë. Ai kishte qenë më herët në pozitën e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm. /Insajderi.com