Zemaj: Lirimi i masave mund të jetë minimal

Zemaj: Lirimi i masave mund të jetë minimal

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se lëvizja e zbutjes së masave anti-COVID mund të jetë minimale në bazë të manualit.

Këto komente ai i bëri pas raportimeve se “do të largohet ora policore” dhe “do të zgjatet orari punës për sektorin e gastronomisë”.

“Kjo lëvizje mund të jetë shumë minimale në bazë të manualit….Brenda kategorizimit ne gjithmonë kemi lëvizur me orarin, kemi lëvizur edhe herën e kaluar në fund të rishikimit të masave kur i kishim mund të lëvizim, por mund t’i rikthejmë masat të cilat sipas kategorizimit neve na mundësojnë dhe na bëjnë për të besuar”, tha Zemaj.

Ai po ashtu apeloi tek subjektet politike që të respektojnë masat anti-COVID, njofton Insajderi.

Ditëve të fundit janë raportuar tubime elektorale të subjekteve politike, duke mos u respektuar mbajtja e maskës e distanca sociale.

“Ne e kemi një praktik nga zgjedhjet e fundvitit në komunën e Podujevës edhe atëherë e kemi shpërndarë një udhëzues i hartuar në bazë të manualit për parandalimin nga përhapja COVID-19 dhe e kemi shndërruar në protokoll të përbashkët me KQZ. Edhe nga sot iu bëjë thirrje përmes juve të gjitha subjekteve politike që garojnë dhe kandidatëve dhe gjithë të tjerëve të involvuar të kenë parasysh që pandemia dhe virusi është prezent është i rrezikshëm dhe nuk ka asnjë çmim dhe asnjë interes që na del përballë ose duhet të dal përballë ruajtjes së shëndetit publik”. /Insajderi.com