Këshilltari i Veliut e krahason Albin Kurtin me Ahmet Zogun

Këshilltari i Veliut e krahason Albin Kurtin me Ahmet Zogun

Bajram Gecaj, shef i kabinetit dhe këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, e ka krahasuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti me mbretin Ahmet Zogun.

Në një shkrim në Facebook, Gecaj e ka quajtur Kurtin “Albin Zogu”.

Ai thotë se Kurti po tenton të fitojë mjaftueshëm vota që ta shpallë veten mbret.

Qysh ja kanë nisë me u hapareshë, nuk befasohem fare nëse Albin Zogu ka në plan të fitojnë numrin e mjaftueshëm të votave për të shpallë veten mbret … paramendojeni një mbret majtist”, ka shkruar Gecaj./Insajderi.com