Raportohen tri femra të zhdukura

Raportohen tri femra të zhdukura

Policia e Kosovës ka njoftuar të premten për tri femra të cilat janë raportuar si të zhdukura, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur në raportin e PK-së, dy prej tyre janë nga rajoni i Prishtinë dhe një nga rajoni i Prizrenit.

Rasti i parë është në Podujevë, ku policia ka nisur hetimet.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nen hetime”.

Rasti tjetër është në Gllogoc, për të cilin policia po ashtu ka nisur hetimet.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar nuk dihet për vendndodhjen viktimës femër kosovare. Rasti nën hetime”.

Dhe rasti tjetër është në Prizren, ku rastin në polici e ka raportuar motra e viktimës. Policia ka nisur hetimet.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovar motra e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”./Insajderi.com