Kreu i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka vizituar memorialin e viktimave të Masakrës së Reçakut, njofton Insajderi.
Ai pas vizitës së bërë varreve, ka dhënë edhe një prononcim për media.
“Liria ka emër, e ka Reçakun, e ka Prekazin, i ka varret dhe vuajtjet, dhimbjet e të gjithë atyre që më të dashurit i kanë lënë në themel të lirisë”, është shprehur Haradinaj.
Sot, shënohet përvjetori i masakrës së kryer ne Reçak 22 vite më parë nga forcat policore dhe ushtarake serbe./Insajderi.com