Një person është arrestuar të enjten në Prizren, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij, njofton Insajderi.
Siç njofton Policia e Kosovës, shkak i sulmit dyshohet të jetë një mosmarrëveshje familjare.
Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Insajderi.com