Limaj: Reçaku është turpi i Serbisë

Limaj: Reçaku është turpi i Serbisë

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka bërë homazhe në Reçak, me rastin e 22-vjetorit të masakrës që u krye në këtë fshat, raporton Zeri.info

Limaj theksoi se Reçaku vazhdon të jetë fytyra e turpit të Serbisë.

Ai gjatë prononcimit për media, ka thënë se rasti i Reçakut tregon se lirinë që sot e gëzojmë, nuk e kemi të falur por e kemi fituar me gjak. E kemi paguar shtrenjtë.

Tutje kreu i NISMA-së, është shprehur se Reçaku vazhdon të jetë fytyra e turpit të Serbisë, ndërsa për ndërkombëtarët është shembulli që u tregon se në Serbi ata që kanë masakruar vazhdojnë të drejtojnë./Insajderi.com